LAJMI I FUNDIT

Futbollisti i njohur, Samuel Eto rrezikon burgun, vajza e tij bën denoncimin për ta dënuar

16:38 - 03.07.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Samuel Eto është në telashe dhe shkak për këtë është bërë vajza e tij të cilën e njohu ligjërisht në vitin 2022. Gjykata pat vendosur që ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Interit të paguante 1400 euro në muaj për të në mënyrë që të ketë mundësi të rritet, por sulmuesi nuk e ka bërë diçka të tillë.




Kështu, Erika do Rosario Nieves ka kërkuar nga gjykata që babai i tij të ndëshkohet për mungesën e korrektësisë dhe për këtë, ish-futbollisti rrezikon 1 vit burg. Avokati i minorenes raporton se Eto i detyrohet 90 mijë euro duke qenë se nuk e ka paguar asnjëherë në 5 vitet e fundit.

“Ai i detyrohet vajzës së tij më shumë se pesë vjet mirëmbajtje dhe vazhdon të sfidojë drejtësinë. Situata ekonomike e Erikës është shumë e vështirë ndërsa Eto jeton në luks”, shprehet avokati i vajzës së futbollistit.

Panorama Sport

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.