AKTUALITET

‘Me presidentin Bill Clinton, mikun e përjetshëm të kombit shqiptar’ Rama fton shqiptarët në ceremoninë e pasdites

16:00 - 03.07.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama postoi foto të pritjes së presidentit Clinton




Rinas – Me presidentin Bill Clinton, mikun e përjetshëm të kombit shqiptar, i cili sapo shkeli për herë të parë në Shqipëri

*Jeni të mirëpritur të gjithë tek Kryeministria, sot në 18:30 për ceremoninë e mikpritjes së Presidentit Clinton dhe adresimin e tij për të gjithë shqiptarët” shkruan Rama.

Ceremonia zyrtare

Në orën 18:00 Clinton do të jetë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Pas një takimi me kabinetin qeveritar do të nisë ceremonia zyrtare ku janë ftuar të marrin pjesë dhe qytetarët.

Clinton do të dekorohet me dekoratën e lartë “Ylli i Mirënjohjes për Arritjet Publike” dhe më pas do të mbajë një fjalim. Kjo është vizita e parë e presidentit të 42 të SHBA në Shqipëri.

Vizita e Klinton vjen në një moment tensionesh në rajon, kryesisht në Veri të Kosovës dhe pritet me interes mesazhi i tij.

Clinton njihet edhe si president nderi për shqiptarët, për vetë ndikimin pozitiv që ka mbajtur për Shqipërinë e Kosovën, është përshëndetur nga e gjithë politika shqiptare. Bill Clinton gjatë kohës së mandatit të tij si president i shtetit më të fortë në botë ndikoi në miratimin dhe realizimin e vendimeve të OKB-së për ndërhyrjen e NATO-së në Luftën e Kosovës në vitin 1999, çka detyroi presidentin e atëhershëm të asaj që kishte mbetur nga Jugosllavia Sllobodan Millosheviç të pranonte kushtet e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund fushatës së tij ushtarake kundër UÇK.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.