LAJMI I FUNDIT

Ylli i Italisë dhe një zëvendësues i Vlahoviçit, Juventusi piketon dy emra të rinj për sulmin

10:01 - 03.07.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Bluza me numrin 22 ka kaluar në shpatullat e djalit të legjendës kuqezi, Zhorzh Ueah, por Timoti ka ardhur në Torino për të qenë pasardhësi i Huan Kuadrados, prandaj Juventusi është i detyruar që të hidhet në merkato për të gjetur një pasardhës të Angel di Marias.




Masimiliano Alegri shpesh herë e ka kamufluar 3-5-2 e tij në një 3-4-2-1, ku Vlahoviçi kishte pas shpatullave Di Marian dhe një mes Kostiç e Kieza dhe pa dyshim që për korsinë e djathtë nuk ka një lojtar që të interpretojë siç duhet rolin e një skeme me një pykë dhe dy sulmues të dytë, që të kenë edhe sensin e kalimit të kundërshtarit në duelet një kundër një.

Por ama një i tillë ekziston në axhendën e tyre, madje prej vitesh ka qenë një dëshirë dhe asnjëherë nuk është realizuar në fund. Gjithsesi, kjo mund të jetë vera e duhur për të bërë realitet një ribashkim të paralajmëruar.

Bëhet fjalë për Domeniko Berardin, kapitenin e Sasuolos, i cili sezonin e kaluar e mbylli vitin me 12 gola dhe 9 asiste. Anësori ofensiv i Kombëtares së Italisë është ndoshta lojtari që e bën më mirë se kushdo tjetër sulmuesin e djathtë, siç konfirmoi edhe në Europianin e fituar në Angli në 2021.

BERARDI

28-vjeçari do të ishte pasardhësi ideal i Angel di Marias, duke qenë se vërtet që luan në të djathtë, por është mëngjarash dhe pikërisht këtë kërkon edhe Alegri, një lojtar që nga e djathta të futet drejt qendrës dhe të tentojë portën. Kështu që Xhuntoli është i paralajmëruar, me të nënshkruar kontratën me Juven.

OKAFOR PËR VLAHOVIÇIN – Por një problem më i madh për Juven quhet Dushan Vlahoviç. Sulmuesi serb është në ajër lidhur me konfirmimin ose jo të tij në Torino.

Trajneri Alegri dhe drejtuesit kanë mbetur shumë të zhgënjyer prej tij, por natyrisht që nuk do ta lëshojnë, nëse nuk gjejnë një zëvendësues të denjë. Në orët e fundit ka marrë jetë një emër i ri dhe surprizë për “Zonjën e Vjetër”.

okafor

Ai është Noah Okafor i Salcburgut, në skadencë kontrate vitin tjetër dhe nuk duket se ka shumë dëshirë që të rinovojë. Zvicerani 23-vjeçar është një profil që i pëlqen më shumë Xhuntolit, duke qenë se e ka kërkuar dhe në radhët e Napolit, por fillimisht duhet shitur, përpara se të nisë sulmin.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.