Kryesore

Festojnë 52-vjetorin e martesës, Sali Berisha poston foton e veçantë nga rinia me gruan e tij

10:19 - 05.07.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe bashkëshortja e tij Liri Berisha, festojnë gjatë ditës së sotme 52-vjetorin e martesës.




Në një foto të postuar nga Berisha në Facebook, ai shkruan se kjo është data që festohet më shumë në familjen e tij.

“Por sot kemi dhe 52 vjetorin e martesës, e udhëtimit tonë të pëbashkët. Ndaj dhe sot mirënjohja e pakufijshme e imja dhe dhe e fëmijëve është për Lilin, e cila me dashurinë, përkushtimin, mirësitë dhe sakrificat e saj ka qenë mbështetje e jashtëzakonshme dhe eleksiri vërtetë i jetës tonë perëndesha jonë në tokë”, shkruan Berisha.

Njoftimi i plotë:

Sot super festa e familjes tonë!

Ditëlindja e Lilit dhe 52 vjetori i martesës tonë.

Miq, 5 korriku është festa e festave tona familjare. Së pari sot kemi ditëlindjen e Lilit, që është ne fakt kryeditëlindja apo ditëlindja për të cilën flitet dhe që festohet më shumë në familjen tonë.

Por sot kemi dhe 52 vjetorin e martesës, e udhëtimit tonë të pëbashkët. Ndaj dhe sot mirënjohja e pakufijshme e imja dhe dhe e fëmijëve është për Lilin, e cila me dashurinë, përkushtimin, mirësitë dhe sakrificat e saj ka qenë mbështetje e jashtëzakonshme dhe eleksiri vërtetë i jetës tonë perëndesha jonë në tokë!

Gëzuar Lili 75 vjetorin dhe me deshirën e Zotit edhe shumë, e shume vite të tjera.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.