BOTA

“Mbledhje të dy qeverive ose s’ka takim”- Rama i përgjigjet Kurtit: 13 marrëveshjet e firmosura janë dorëzuar në ministrinë e jashtme në Kosovë! Shpresoj se pas heqjes së merakut të tij…

09:30 - 06.07.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kushtit të vendosur nga homologu Albin Kurti, i cili tha se nuk do të takonte kreun e qeverisë shqiptyare nëse nuk do mbahej mbedhja e dy  qeverisë që u anulua më 14 Qershor në Gjakovë, ku mbetën të pafirmosura 13 marrëveshje të dakordësuara. 




“Pas pak drejt Shkupit për të nisur vizitën dyditore në kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor. Sot të mëngjes janë dorëzuar në ministrinë e jashtme në Kosovë të 13 marrëveshjet e mbledhjes së dy qeverive të firmosura nga ana jonë. Me kundërfirmosjen e palës kosovare ato hyjnë menjëherë në fuqi.

Mbetem me shpresë se pas heqjes së merakut të shprehur publikisht nga KM Kurti për qytetarët e penguar të përfitojnë nga 13 marrëveshjet, do të kemi edhe konfirmimin e takimit me Albinin sot pasdite”, shkroi Rama në një postim në Twitter.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.