AKTUALITET

Turi i Ramës, Gashi në Panorama TV: Ballkani i Hapur ka qenë gjithmonë humbje kohe

16:29 - 06.07.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Avokati Tomë Gashi ka komentuar turin ballkanik të nisur nga kryeministri Edi Rama gjatë ditës së sotme.




Gashi u shpreh në Panorama TV se duhet më shumë presion nga bashkësia ndërkombëtare ndaj Serbisë si dhe kërkoi që kryeministri Edi Rama të bisedojë me presidentin serb nisur nga marrëdhënia që ka me të.

“Unë mendoj se bashkësia ndërkombëtare e kanë fuqinë vendimtare për të bërë presion në drejtim të Serbisë. Edhe Rama duhet të bisedojë me presidentin e Serbisë edhe për shkak të marrëdhënies që ka me të. Ballkani i Hapur ka qenë i dizenjuar që në ditën e parë që të mbyllet”, tha Gashi.

Ai shtoi se Rama ka ndërmarrë një turn ë Ballkan edhe për të njoftuar përgatitjet që Shqipëria po bën për mbajtjen e Procesit të Berlinit, si dhe për  të sqaruar rolin e saj në raport me Ballkanin e Hapur.

“Ideja e turit që ka marrë Rama në Ballkan është për të njoftuar për përgatitjet që i bën Shqipëria për Samitin e Berlinit. Ballkani i Hapur ka qenë gjithmonë humbje kohe dhe energjish. Ka qenë gjithmonë në favor të Serbisë dhe Kosova nuk ka përfituar asgjë. Në nivelin shtetëror Kosova kurrë nuk ka qenë refuzuar të jetë pjesë edhe kur ka marrë pjesë Serbia por nuk ka pranuar që të jetë e diskriminuar”, shtoi Gashi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.