AKTUALITET

Vendimi për kushtëzimin e diplomave për studentët e Mjekësisë, Erion Dasho në Panorama TV: Anti-kushtetues, shkel të drejtat e njeriut

19:50 - 06.07.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mjeku Erion Dasho është shprehur se vendimi i qeverisë për kushtëzimin e diplomave për studentët e Mjekësisë është anti-kushtetues dhe shkel të dretat e njeriut.




Komentet Dasho i bëri përmes një interviste në Panorama TV, ku tha se qeveria shqiptare ka dështuar të ndërtojë një sistem shëndetësor të mirëfilltë.

Ai shtoi se vendimi që studentët të punojnë 5 vite në Shqipëri pas shkollimit në mënyrë që të marrin diplomën, në të vërtetë është i pazbatueshëm dhe është një përpjekje e qeverisë për të krijuar një alibi.

“Unë e kam parë këtë vendim si një përpjekje të qeverisë për të krijuar një alibi. Kjo qeveri ka dështuar të krijojë një sistem shëndetësor për të qenë. Të gjithë jemi dëshmitar se para pak muajsh, kur u pyet për mungesën e mjekëve, përgjigja e Ministrisë së Shëndetësisë është përgjigjur se nuk kemi probleme me mungesën e mjekëve. Megjithëse Shqipëria është vend ii fundit në Europë për numrin e mjekëve për km katror. Sot marrin një nismë anti-kushtetuese që shkel çdo normë. Vetëm emri punë e detyruar të kujton burgjet fatkeqe të komunizmit.

Nuk mund të zgjidhësh ti problemin e mungesës së mjekëve duke detyruar mjekët të punojnë në Shqipëri. Të gjithë qeveritë që shkojnë kundër të drejtave të njeriut gjithmonë kanë luajtur me kartën e populizmit. Me këtë kartë kanë luajtur edhe diktatorë të tjerë. Përgjegjësinë për sistemin shëndetësor nuk e kanë këta studentë që protestojnë, por qeveria që më tepër bën ngatëresa sesa ndihmon. Mjeku i ri që sapo mbaron, ka nevojë për disa vjet sa të mësojë e të aftësohet. Mjeku i ri duhet të punojë pas një mjeku me përvojë.

Mjekët pasi mbarojnë fakultetin, nuk kanë më një specialitet. Sot mjekësia funksionon përmes specialiteteve. Nga mjekësia e familjes te profilet më të specializuara kanë nëvojë për specializim nga 3-5 vite. Pra bëhet fjalë që mjeku kur mbaron vitin e 6-të ka nevojë akoma për shkollim. T’i nuk mund t’ja vonosh shkollimin. Ky ligj po bëhet si një lloj përpjekjeje për të ngjallur një reagim populist. Ky ligj që është anti-kushtetues dhe që shkel të drejtat e njeriut është i pazbatueshëm.

Ka vende në Afrikë ku nuk ka mjek mjaftueshëm, marrin një pjesëtar të komunitetit dhe e trajnojnë, në mënyrë që ky person të mundësojë disa shërbime shëndetësore. Por në Shqipërinë e vitit 2023 kjo nuk mund të ndodhë. Këto zgjidhje janë zgjidhje që mund të aplikohen për në vende të caktuara. Nëse Rama dhe Manastirliu do e katandisin Shqipërinë në një vend që edhe këtu të trajnohen punonjës komunitar të shëndetit, atëherë të dalin dhe të sqarojnë popullin. Nga njëra anë e paraqesin mjekësinë si sukses dhe ndërmarrin ligje anti-kushtetuese.

Duhet të jemi të ndërgjegjshëm që nuk mund të krahasosh Shqipërinë me Gjermaninë në aspektin shëndetësor, por mund të krahasohen përpjekjet e 2 qeverive. Nëse kjo qeveri në vend që të reformojë sistemin shëndetësor, i drejtohet masave të tilla, nëse ka një konsensus për dështimin dhe mënyrën si është trajtuar sistemi shëndetësor gjatë kësaj kohë, atëherë… Këtu mjekët i kanë lënë të shkruajnë si në kohën e Egjiptit të lashtë, me papirus”, u shpreh Dasho.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.