AKTUALITET

Gazi natyror bie në 10%, rënia më e madhe javore në dy muaj

16:10 - 07.07.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Çmimet evropiane të gazit natyror shënuan rënien e tyre më të madhe javore që nga maji, pasi rritja e inventarëve dhe kërkesa e ulët industriale kompensuan shqetësimet për ofertën e ngadaltë dhe sfidat e motit.




Kontratat mujore TTF në Bursën Hollandeze – një pikë referimi në të gjithë Evropën – janë ulur me 10% në periudhën pesëditore, pavarësisht nga fakti se të premten çmimet rriten deri në 4.5%.

Aktualisht, nivelet evropiane të kapacitetit të magazinimit janë të paktën 78%, shumë mbi mesataren sezonale, falë prurjeve të gazit natyror të lëngshëm (LNG).

Ngarkesat e LNG-së, në fakt, kontribuan më së shumti në de-përshkallëzimin e presioneve të fundit, të cilat erdhën nga ulja e prodhimit në Norvegji dhe vala e të nxehtit në Evropë, e cila rriti nevojat për ajër të kondicionuar.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.