AKTUALITET

Udhëtoi nga Gjermania në këmbë, emigranti shqiptar për Panorama TV: Kuvendi të miratojë ligjin për të drejtën e votës, na takon kjo e drejtë!

16:13 - 07.07.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Agron Qelibari, një emigrant prej 33 vitesh në Gjermani, ka udhëtuar nga Fraiburgu në Tiranë në këmbë duke bërë mijëra kilometra për të protestuar përpara Parlamentit. Me moton që diaspora të votojë atje ku voton, ai u kërkon deputetëve dhe veçanërisht kryeministrit Edi Rama të miratoi ligjin që u mundëson diasporës të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese.




“Kam ardhur nga Gjermani në këmbë për ti sjellë një lutje parlamentit, për ne nuk kujtohet askush. Të na krijojnë kushte që ky ligj të bëhet, ata që ikin të bëhen pjesë integrale. Si njeriu më i fuqishëm që është Rama ta realizojë, të gjithë të ngrejnë zërin dhe ky ligj të bëhet i mundur. Vota është mjet lidhës me këto organizëm”, tha ai.

Emigranti i dëshpëruar që ka humbur 33 vite, shqetësohet më shumë për të rinjtë që largohen nga vendi pasi nuk ka shpresë se vota e diasporës do mundësohet nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, por ka shprehur bindjen se nëse do të miratohej vota do të ruajë lidhjet me Shqipërinë.

“Kam 30 vjet që dëgjoj se do na jepet e drejta, por nuk është realizuar”.

Gjyshi i tre nipërve dhe mbesave, që në Gjermani pastron pishinat kërkon atë qe e cilëson të drejtë kushtetuese, pasi Gjykata i la detyrë Kuvendit që brenda 1 viti të plotësojë vakancën ligjore dhe të mundësojë votimin e emigrantëve, aty ku ata banojnë por ende Kuvendi nuk ka marrë asnjë iniciativë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.