AKTUALITET

Deputetja e PD: ‘Open Ballkan’ nismë private, na humbi kohë dhe projektet që vinin nga Procesi i Berlinit

11:56 - 08.07.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me përfundimin e misionit të Ballkanit të Hapur, ndërsa nuk i ka kursyer akuzat për kryeministrin Edi Rama.




Në një mesazh në rrjetin social ‘Facebook’, Tabaku theksoi se për shkak të kësaj nisme private u humb kohë për projektet që vinin nga procesi i Berlinit.

“Ballkani i Hapur, ashtu siç u hap, u mbyll po në Tiranë. Duke prodhuar në fund të ditës vetëm; Debat; Polemika; Kundërshti. Edhe përpjekje diplomatike, energji dhe konsum Për ta mbrojtur atë. Rezultati? Vetëm 100 postime në Facebook Asnjë ndryshim real . As në jetën e biznesit. As të qytetarëve. As nxitje tregtie në rajon. Por as afri më shumë mes vendeve tona. Kush duhet të kishte qenë zgjidhja? Qeveria shqiptare duhet të kishte përdorur dhe shfrytëzuar në maksimum Procesin e Berlinit Që nga samiti i Poznan, qeveria shqiptare dështoi të paraqiste projekte; në infrastrukturë, në energji, në digjitalizim, në procese që e ndihmonin këtë treg. Për tu zmadhuar, për tu zhvilluar.

Njëkohësisht, për të lëvizur nga paradhoma e përjetshme e integrimit. Por, qe një mundësi e jashtëzakonshme për të zgjidhur. Mosmarrëveshjet tona rajonale, si ajo mes Kosovës dhe Serbisë. Në këtë platformë, si një mundësi e artë. Për t’i anashkaluar këto çështje të debatit hap pas hapi. Unë besoj që kjo është e ardhmja për Shqipërinë. Kjo është e ardhmja për rajonin. Ecja drejt procesit të integrimit, me hapa të qartë dhe të sigurtë me rezultate konkrete. Duke afruar tregun tonë, diplomat, universitetet edhe duke përfituar nga fondet. Besoj që procesi i Berlinit është platforma e duhur.”, tha videomesazhin e saj Tabaku.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.