Kronikë

Gomonia futet në zonën e ndaluar në Ksamil ku notojnë pushuesit dhe cënoi sigurinë e tyre, policia bllokon mjetin dhe gjobit pronarin

17:10 - 08.07.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një gomone ka hyrë në zonën e ndaluar ku notojnë pushuesit në Ksamil dhe ka cënuar sigurinë e tyre.




Lajmin e bëri të ditur Policia përmes një njoftimi, ku thuhet se ndërhyrja e menjëhershme e tyre çoi në bllokimin e mjetit lundrues.

Gjithashtu bëhet me dije se u gjobit edhe pronari i mjetit lundrues me vlerën 110 000 lekë të rinj.

Reagimi i Policisë:

Ksamil-Lundroi me gomone afër perimetrit të sigurisë, duke cenuar sigurinë e pushuesve, ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë bën të mundur bllokimin e mjetit lundrues.

Pronari i mjetit lundrues ndëshkohet me 2 masa administrative, me vlerë totale 110 000 lekë të rinj, për lundrim në zonë të ndaluar dhe mungesë dokumentacioni.

Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, në zbatim të planit të masave të hartuar nga Policia e Shtetit, për garantimin e rendit dhe sigurisë publike në zonat turistike, në veçanti për kontrollin e mjeteve lundruese, pas marrjes së njoftimit për një mjet lundrues gomone që po lundronte në zonë të ndaluar, në Ksamil, kanë ushtruar menjëherë kontroll dhe më pas kanë bllokuar mjetin lundrues gomone në SPK Port Sarandë.

Mjeti lundrues është shfaqur edhe në portalin JOQ, por në momentin e publikimit, mjeti lundrues ishte  shoqëruar dhe bllokuar nga Policia Kufitare, menjëherë pas njoftimit  të marrë  nga patrullat e Policisë që vëzhgojnë nga toka  vijën bregdetare  për shkeljen e zonës së sigurisë.

Në vijim të veprimeve procedurale, pronari i mjetit lundrues, shtetasi A. P., është ndëshkuar me 2 masa administrative, me vlerë totale 110 000 lekë të rinj, pasi ka lundruar në zonë të ndaluar dhe nuk dispononte dokumentacionin e nevojshëm, në bordin e mjetit lundrues.

Policia Kufitare do të vijojë kontrollet në të gjitha zonat bregdetare, ndaj apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese që të lundrojnë vetëm në zonat e përcaktuara për mjetet lundruese, që të mos cenojnë sigurinë e pushuesve.

Policia e Shtetit fton qytetarët që për çdo rast të shkeljes së zonës së sigurisë, nga përdoruesit e mjeteve lundruese, të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar reagim të shpejtë, në zbatim të ligjit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.