AKTUALITET

Prigozhin mbërrin në Rusi, merr armët që iu sekuestruan!

11:55 - 08.07.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Yevgeny Prigozhin, udhëheqës i Kompanisë Private Ushtarake Wagner (PMC), mbërriti personalisht në Shën Petersburg më 4 korrik, me arsyen e marrjes së armëve të sekuestruara gjatë kontrollit por që të cilat iu kthyen atij.




Më 4 korrik, në orën 17:00, një BMW e Serisë 7 dhe një Land Cruiser me roje sigurie që e shoqëronin u ngjitën deri në ndërtesën e Departamentit të Shërbimit Federal të Sigurisë të Shën Petersburgut dhe Oblastit [Leningrad] në Liteyny Prospekt.

Sipas Fontanka, autokolona ishte e parkuar pranë rrugës Shpalernaya, 25. Dera e pasme e BMW u hap, Yevgeny Prigozhin doli dhe, pasi eci vetëm disa metra, hapi dyert masive me shenjën “Presë” në të djathtë të tyre.

Sipas gazetës, të martën Prigozhinit iu kthyen dy pushkë Saiga, një pushkë austriake Steyr Mannlicher, një pushkë gjysmë automatike AR dhe disa pushkë e pistoleta të tjera.

Shpejt ai doli dhe personat që e shoqëronin nxorën pushkët dhe i futën në makinë. Autokolona u largua.

Disa orë më parë, kreu i Wagner PMC u ftua zyrtarisht të merrte armët e tij të gjetura gjatë kontrolleve më 24 qershor dhe të sekuestruara në rezidencën e tij në fshatin elitar të Versajës Veriore.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.