Kronikë

Aksident i rëndë në jug të vendit, humb jetën ish kryetari i komunës

11:26 - 09.07.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Irodhis Dalani, 61 vjeç ka ndërruar jetë ditën e sotme pas një aksidenti të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Sarandë-Delvinë.




Panorama TV mëson se biznesmeni Dalani është përplasur nga një automjet tjetër rreth orës 04:00 të mëngjesit dhe për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë.

Ai ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Sarandës dhe më pas është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Janinës por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve duke ndërruar jetë.

Policia tashmë ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë. Dalani ka mbajtur postin e kryetarit të komunës së Livadhjës ndërsa së fundmi ushtronte veprimtarinë e prodhimit të djathit.

Në momentin e aksidentit ai kishte dalë herët në mëngjes për të mbledhur qumëshin nga fermerët e zonës


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.