Kronikë

Dhunuan policin/ Arrestohet 26-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij

12:09 - 09.07.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tre të rinj në Tiranë kanë dhunuar një punonjës policie, konkretisht efektivin A. D., 31 vjeç.




Policia bën me dije se M. Zh., 26 vjeç është vënë në pranga, ndërkohë që bashkëpunëtori i tij është vënë nën hetim në gjendje të lirë. Aktualisht po punohet për kapjen e personit të tretë të përfshirë në këtë ngjarje  Xh. Ç., 25 vjeç

Nga verifikohet ka rezultuar se 26-vjeçari i vënë në pranga kishte qenë nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” në momentin kur ndodhi ngjarja.

Njoftimi

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin M. Zh., 26 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasin D. Zh., 23 vjeç, dhe po punojnë për kapjen e shtetasit Xh. Ç., 25 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Këta shtetas, në rrugën “Shyqyri Ishmi”, gjatë një konflikti kanë goditur me grushte shtetasin A. D., 31 vjeç, banues në Tiranë (punonjës policie). Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi M. Zh., ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.