Kronikë

EMRI+FOTO/ Makina me të cilën po udhëtonte u përmbys, humb jetën i riu shqiptar

09:22 - 09.07.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident tragjik ka ndodhur gjatë mëngjesit të sotëm në Itali, në via Monte Bianco në Limbiate, në provincën e Monza dhe Brianza të Italisë.




Sipas burimeve nga mediat italiane, nga aksidenti tragjik ka ndërruar jetë një shtetas shqiptar.

Aksidenti ka ndodhur teksa një makinë tip Range Rover që udhëtonte përgjatë rrugës Saronno-Monza në drejtim të Saronnos, ka humbur kontrollin duke u përplasur me rrethrrotullimin në via Monte Bianco.

Pas përplasjes makina është kthyer përmbys duke përfunduar në shinat e trenit, të cilat ndodheshin pranë vendit ku edhe ndodhi aksidenti.

Gjatë aksidentit në automjet ndodheshin tre të rinj të moshave 18, 22 dhe 23 vjeç dhe pas ngjarjes, në vend shkuan ambulancat dhe zjarrëfikësit të cilët nxorën nga mjeti të rinjtë dhe më pas u dërguan në spital.

Nga personat e plagosur, i riu 22-vjeçar i identifikuar si Arnold Selishta nga Mamurrasi humbi jetën për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë.

Ndërkohë po vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.