Kronikë

Ish-kryetari i komunës ndërroi jetë në një aksident në Sarandë, arrestohet drejtuesi i automjetit që u përfshi në përplasjen fatale

11:51 - 09.07.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 26-vjeçar me iniciale N.B. është vënë në prangat e policisë pasi u përfshi në përplasjen fatale mes dy mjeteve mëngjesin e sotëm në aksin Sarandë-Delvinë ku humbi jetën ish kryekomunari i Livadhjes, Irodhis Dalani.




Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve, të cilët janë dërguar në spitalin e Sarandës, për të marrë mjekim. Ndërkohë disa orës pas ngjarjes Dalani ka humbur jetën gjatë kohës që po transportohej në Greqi, për mjekim më të specializuar.

Njoftimi i policisë

Mëngjesin e sotëm, në vendin e quajtur “Ura e Gajtarit”, në Delvinë, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin I. D., 61 vjeç, banues së Sarandë, është përplasur me automjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin N. B., 26 vjeç, banues në Delvinë.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve, të cilët janë dërguar në spitalin e Sarandës, për të marrë mjekim.

Disa orë pas aksidentit, shtetasi I. D. ka humbur jetën gjatë kohës që po transportohej në Greqi, për mjekim më të specializuar.

Në vijim të veprimeve procedurale, është arrestuar në flagrancë drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi N. B.  Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.