Kronikë

Me kokën ulur/ Dhunuan dy kushërinjtë Maja, dalin para Gjykatës katër anëtarët e fisit Rraja

11:37 - 09.07.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dalin para Gjykatës katër nga persona e akuzuar për dhunën barbare në Krujë ndaj 2 qytetarëve, tre ditë më parë.




Prokuroria ka kërkuar arrest me burg, teksa kjo masë do të vlerësohet nga Gjykata. Dy qytetarët Bilbil Maja dhe Jashar Maja u sulmuan me shkopin bejsbolli dhe armë nga anëtarë të fisit Rraja.

Në dëshminë e tyre dy të dhunuarit kanë dhënë detaje për sulmin ndaj tyre.
“Kam shquar të hyjnë Xhemal dhe Flamur Rraja, të cilët kanë qenë të armatosur dhe më kanë kërkuar të shtrihem në tokë. Mes tyre kam shquar dhe pronarin e gurores. Flamur dhe Xhemal Rraja, vëllezërit e deputetit të PS-së Rrahman Rraja, më kanë goditur në kokë e trup. Dhe persona të tjerë, të afërm të tyre na kanë goditur pa pushim duke ana lënë pa ndjenja”, ka deklaruar Bilbil Maja.
Për Kujtim Bërdakun, pronarin e lokalit ku ka ndodhur ngjarja, nuk e ka kallëzuar krimin dhe ka kryer veprime për pengimin e së vërtetës duke mos siguruar për policinë pamjet DVR nga kamera e sigurisë.
Ishin vetë pjesëtarë të fisit Maja që filmuan dhe dokumentuan sulmin.
Bilbil Maja kishte denoncuar disa herë në polici për dëmtimet që po shkaktoheshin nga shpërthimet e gurores dhe kishte tentuar disa herë të bllokonin kamionët.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.