AKTUALITET

Kreu 4 grabitje banesash brenda pak ditësh, përfundon në pranga “skifteri” në Durrës

16:12 - 10.07.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 42-vjeçar ka rënë në pranga nga policia e Durrësit pasi është zbuluar se ka qenë autor i disa vjedhjeve në qytetin bregdetar përgjatë ditëve të para të muajit korrik.




Raportohet se 42-vjeçari J.I ka kryer grabitje në 4 banesa të ndryshme në Durrës, duke marrë sende dhe bizhuteri me vlerë.

Policia ka sekuestruar pas arrestimit të J.I 2 ora dore, një unazë floriri, 2 celularë dhe një automjet.

Sakaq, vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.