AKTUALITET

Megaoperacioni “Imazhi”/ Asgjësohen mijëra bimë kanabisi në fshatrat e Lezhës, autorët në arrati

16:15 - 10.07.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

1779 bimë narkotike kanabis janë asgjësuar nga policia e Lezhës të cilat u gjetën të kultivuara në 3 njëri të administrative të këtij qarku.




Zbulimi i parcelave të drogës u krye nga kontrollet e doneve në zonat e pyllëzuara.

Lezhë

Vijojnë kontrollet antikanabis në të gjithë territorin e qarkut. Finalizohet faza e 24-t e megaoperacionit policor të koduar “Imazhi”.

Asgjësohen nëpërmjet djegies, 1779 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në 3 njësi administrative të qarkut.

Shërbime të Komisariatit të Policisë së Lezhës, të pajisura me dronë, kanë vijuar kontrollet në zona të pyllëzuara të qarkut, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Si rezultat, u finalizua faza e 24-t e megaoperacionit policor antikanabis, në nivel qarku, të koduar “Imazhi”, si rezultat i së cilës, janë gjetur të kultivuara në total 1779 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, konkretisht:

-430 bimë u gjetën në pyllin e Kepshit dhe 62 bimë u gjetën në fshatin Mërqi, njësia administrative Kallmet;

-300 bimë u gjetën në fshatin Blinisht, njësia administrative Blinisht;

-940 bimë u gjetën në fshatin Malecaj dhe 47 bimë u gjetën në fshatin Kakarriq, njësia administrative Balldre.

Bimët narkotike, pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Policia e Lezhës, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, vijon veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.