LAJMI I FUNDIT

Rrëfimi i Kroos: Nuk prisja të arrija kaq shumë te Real-i, në Bernabeu ndodhin gjëra të mbinatyrshme

18:20 - 10.07.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në një intervistë të gjatë dhënë për El Paìs, mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos, ka folur për karrierën e tij në fanellën e Los Blancos, me të cilën fitoi gjithçka.




“Kur mbërrita te Real  Madrid mendova: Të shpresojmë të fitojmë diçka, ndoshta një Champions League. Vija nga një gjigant si Bayern, kisha idenë sesi të luaja për shumë vite, të gjeja vendin tim, të tregoja cilësinë time dhe të kisha një marrëdhënie të mirë me klubin. Prisja shumë, por jo kaq”.

Përmbysjet historike – “Të gjitha rikthimet kanë  të bëjnë me psikologjinë. Pasi e keni bërë diçka të tillë shumë herë, besimi rritet dhe ekipi beson  akoma më shumë.

Një gol apo një shans i humbur mund të ndryshojë gjithçka, edhe ndaj kundërshtarëve të fortë. Pas një goli në Bernabeu gjthmonë ka presion të madh. Aty ndodhin gjëra që nuk janë të natyrshme”, tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.