AKTUALITET

Tragjedia në plazhin e Kavajës, autoritetet marrin masa. Ja çfarë u urdhërua në zonë

15:50 - 10.07.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ditë pas ngjarjes tragjike në plazhin e Kavajës, ku humbën jetën 3 persona, babai dhe djemtë e tij autoritetet kanë filluar të marrin masa për mbarëvajtjen e sigurisë.




Burime bëjnë me dije se në zonën ku ndodhi ngjarja janë caktuar roje plazhi dhe një kufi në det për të caktuar zonën e sigurt dhe qytetarët të mund të pushojnë të qetë.

Mësohet se momentin kur ka ndodhur tragjedia, në zonë ka munguar vrojtuesi i plazhit, por edhe kufiri në det ku 3 anëtarë të një familjeje ndërruan jetë.

Sipas informacioneve, deti ka qenë i trazuar dhe me dallgë të mëdha. Fillimisht dy djemtë kanë hyrë për tu larë, por janë rrezikuar për shkak të dallgëve. 50-vjeçari ka hyrë t’i shpëtojë, pasi dyshohej se një nga fëmijët po mbytej. Por situata ka qenë e vështirë dhe për shkak të dallgëve e kanë patur të pamundur të dilnin në breg, sipas BW.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.