Kronikë

Aksident i rëndë/ Makina përplas këmbësorin, humb jetën i moshuari

07:47 - 11.07.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident me pasojë vdekjen e një 79-vjeçari ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.




Lajmin e ka bërë të ditur policia përmes një njoftimi, ku thuhet se 79-vjeçari është përplasur nga një automjet tip Benz që drejtohej nga një 34 vjeçar.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme, ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Elbasan-Rreth orës 21:00, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në fshatin Mengel, automjeti tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi Xh. A., 34 vjeç, ka aksidentuar shtetasin O. B., 79 vjeç, këmbësor.

79-vjeçari pas mbërritjes në Spitalin Rajonal Elbasan, ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.