Kronikë

Babë e bir kishin ngritur 10 sera për kultivimin e kanabisit, arrestohet 36-vjeçari. Ja çfarë gjeti policia gjatë kontrollit pranë banesës

09:29 - 11.07.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 36-vjeçar me iniciale A.F. është vënë në prangat e policisë pasi akuzohet se bashkë me babanë e tij kishin ngritur 10 sera për kultivimin e kanabisit pranë banesës së këtij të fundit.




Sipas policisë ata kanë kultivuar 925 fidanë të dyshuar narkotikë kanabis. Ndaj tyre rëndojnë akuzat për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë

Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim. Finalizohet nga Komisariati i Policisë Krujë, operacioni policor i koduar “Kërkimi”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar në inteligjencën policore për vendndodhjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Kërkimi”, për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Në fshatin Shkozë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kapën shtetasin A. F., 36 vjeç, banues në Thumanë.

 

Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar 36-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”. Shtetasi A. F., në bashkëpunim me babanë e tij dhe me një shtetas tjetër (i arrestuar më parë), ka kultivuar 925 fidanë të dyshuar narkotikë kanabis, në 10 sera në afërsi të banesës së babait të tij.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.