AKTUALITET

“Kam një ëndërr, dua të eci në këmbë”/ Thirrja dëshpëruese e 15-vjeçarit: Dhimbja më është bërë si shok i përjetshëm, më rri pas meje

17:21 - 11.07.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një apel për ndihmë vjen nga Elti Kute, 15-vjeçari nga Cerriku i Elbasanit. Që në moshën 3 vjeçare ai është përballur me një problem të madh sa i përket njerës këmbë. Nuk mund të ecte. Ai nuk mund të ecë akoma. Që prej 4 vitesh lëviz vetëm me patericë. Patericat ia kanë dërrmuar krahët. Është e vetmja formë që të dalë nga shtëpia. Marrja e qetësuesve prej vitesh, si e vetmja zgjidhje për dhimbjet, kanë bërë që 15-vjeçarit t’i lindin problemet edhe me mëlçinë.




Apeli është bërë publik në mediat dhe në rrjetet sociale nga gazetari i News 24 Osman Stafa. Elti Kute në një video të shkurtër sqaron problemin e tij dhe bën thirrje për ndihmë.

“Kam qenë më shumë në spital se sa në shtëpi nga këmba, kam pasur kriza të forta, kam pasur dhimbje që mua më bënte të shkoja shumë herë në spital për qetësues gjilpëre, ose e pija në shtëpi. Kjo sëmundje mua më ka bërë që të mos eci. Ëndrrat e mia të mos i realizoj dot, sepse unë kam qejf basketbollin, kam qejf të futem në shkollë për mekanik, por nuk mund ta bëj dot tani. Kam pasur ëndrrën të bëhem basketbollist por ajo u ndërpe në mes, tani ëndrra është të eci me këmbët e mia, të eci të dal më shokët e mi, të dal më ata, atje ku shkojnë ata. Kjo pasi ata shkojnë dhe dalin për qejf, unë i shikoj nga telefoni. Unë kam një ëndërr të madhe që të çohem në këmbë dhe të dal me ta, kam qejf të shëtis dhe të rri dhe të vij ajo kohë që të eci me ata, të mbaroj shkollën dhe të bëhem mekanik, të punoj por ëndrra më e madhe është të çohem në këmbë dhe të eci me këmbët e mia. Nuk dua të pi qetësues dua të mos kem dhimbje, ajo më është bërë si shok i përjetshëm, më rri pas meje. Unë duhet të kryej një operacion që të më shërojë dhe të më bëjë si shokët e mi”.

Nevoja për operacionin është URGJENTE. Operacioni kushton 12.500 euro dhe duhet të kryhet në Turqi. Elti shpreson dhe beson, se në zemrat tuaja do ketë pak ndjeshmëri e mundësi, që një ndihmesë financiare, sado e vogël qoftë, do e ngrejë atë në këmbë. Sepse koha ka treguar që kur bëhemi ne bashke, vetëm SHPRESË prodhojmë. Bashkë për Eltin, bashkë për endrrat e një të riu.

Unë besoj se do ia dalim.

Për të kontribouar kliko linkun: https://gofund.me/de0a6f46

#shperndaje – Është një mundësi më shumë për 15 vjeçarin për të bërë shumën sa më parë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.