AKTUALITET

Qarkullonte me pistoletë në makinë, prangoset 26-vjeçari në Fier

16:28 - 13.07.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

26-vjeçari E.S banues në Fier, është vënë në pranga, pasi është kapur në flagrancë duke qarkulluar me makinë , ku mbante në çantë një pistoletë dhe municion luftarak.




Njoftimi i Policisë: Fier/Mbante armë zjarri me vete, teksa lëvizte me automjet, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të inteligjencës policore, arrestohet në flagrancë 26-vjeçari.

Gjatë operacionit policor të koduar “Finalizimi”, sekuestrohen një pistoletë, municion luftarak dhe një automjet.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, si rezultat i kontrolleve të pandërprera në të gjithë territorin e qarkut, për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, si dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit që posedojnë sende të kundërligjshme, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Finalizimi”, si rezultat i të cilit u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi E. S., 26 vjeç, banues në Fier.

Gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte 26-vjeçari, iu gjet një çantë brenda së cilës ishte një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me këtë automjet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.