AKTUALITET

Tensionet në Kuvendin e Kosovës, avokati Tomë Gashi në Panorama TV: Opozita nuk e pranon dot fitoren e thellë të Kurtit në 2021-shin

18:55 - 13.07.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Avokati Toma Gashi është shprehur se tensionet në Kuvendin e Kosovës kanë ndodhur për shkak se opozita atje, me në krye PDK-në nuk e pranojnë dot faktin që janë në opozitë dhe humbjen e thellë në zgjedhjet e vitit 2021 përballë kryeministrit Albin Kurti.




Komentet Gash ii bëri përmes një interviste në Panorama TV, ku shtoi se Kurti  po përpiqet të shtrijë sovranitetin e shtetit edhe në Veri.

Sipas tij, tensionet në Veri nisin sa herë që presindenti serb, Aleksandër Vuçiç, ndërsen njerëzit e tij për të kryer akte dhune.

“E gjithë kjo është krijuar për shkak të mllefit ndaj Kurtit. Gjendja është shumë më e mirë këto dy javët e fundit. Gjithmonë situate acarohet atëherë kur Vuçiç i ndërzen këto banda kriminale, 2 prej të cilave janë shpallur organizata terroriste. Mendoj që ky përshkallëzim do të bëhet shkallë shkallë. Ka filluar policia të dislokohet në very të Kosovës. Kur kurti po i shpjegonte se çfarë po ndodhte në Veri, opozita nisi sulmet ndaj Kurtit.

Nisi me një figurë të Kurtit që e kishin vënë në Kuvend, pastaj me spërkatjen me ujë, etj. Duket se gjithçka ka qenë e parapërgatitur për të ardhur në një situatë të tillë. Deputetët e PDK-së shprehen se Kurti nuk po i dëgjon dhe kërkojnë zgjedhje të reja, por koha e tyre ka mbaruar që në 14 shkurt të vitit 2021. Opozita me në krye PDK-në është duke i penguar votimin e ligjeve. Kuvendi i Kosovës ka 120 deputetë dhe maxhoranca i ka mbi 61.

Tani kemi një acarim të situatës që besoj se do të zgjidhet kur të mbarojnë këto pika të votimit gjatë ditës së sotme. Kemi pasur reagimi e ambasadorit amerikan që ka deklaruar që është normale të kemi reagime të ndryshme, por jo deri në dhunë fizike. Të gjithë e dinë se kush po e inicion këtë dhunë, PDK dhe partitë e tjera të opozitës që gjithmonë gjejnë arsye për ta kundërshtuar qeverinë Kurti, pasi nuk e pranojnë dot që nuk janë më në pushtet.

Në të ardhmen do të ketë procedime për sulmet. Është e rëndë të shikosh një deputet të PDK-së të sulmojë brutalisht ministret e qeverisë. Situata e sotme në Parlamentet e dy shteteve tona nuk ka qenë e mirë. Në Kuvend është një situatë që nuk do donim ta shihnim. Mendoj që policia në Kuvendin e Kosovës e ka vendin vetëm për situatat kur kemi sulme të tilla. Secili deputet duhet të jetë i pavarur dhe të mos votojë nën presion.

Serbia nuk pranon dot faktin që jemi shtet i pavarur dhe krijon herë pas here situata të tilla si ato në veri. Qeveria Kurti po përpiqet të shtrijë sovranitetin në të gjithë territorin e Kosovës. Unë mendoj se edhe 500 policët e dorëhequr nga veriu i Kosovës nuk është situatë e keqe, sepse ne i kishim dhënë armë atyre për t’i përdorur kundër nesh. Shteti atje thuajse nuk kishte kontroll në veri. Kurti po punon për ta rikthyer sovranitetin në ato vende, por edhe kur punohet për këto gjëra, kemi tensionim të situatave në Kuvendin e Kosovës”, është shprehur Gashi.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.