AKTUALITET

Aksident në Sarandë, makina del nga rruga dhe përplaset me barrierat anësore, plagoset rëndë 50-vjeçari

14:12 - 14.07.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 50-vjeçar ka mbetur i plagosur në një aksident në orët e para të ditës së sotme në Sarandë.




Gazmend Caushaj, 50 vjeç, banues në Sarandë, duke drejtuar automjetin, në aksin rrugor Borsh-Sarandë, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me barrierat anësore të rrugës. Pas mjekimit në spitalin e Sarandës, 50-vjeçari është dërguar në Spitalin e Traumës, Tiranë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, në ngarkim të tij.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.