BLUETOOTH

Aktorja i fali tradhtinë, por kush janë kushtet që Natalie Portman i ka vendosur bashkëshortit të saj për të vazhduar martesën

15:53 - 14.07.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Natalie Portman i ka falur tradhtinë bashkëshortit të saj, koreografit francez Benjamin Millepied.




natalie portman

Ishte një skandal që tronditi botën e shoëbizz, veçanërisht fansat e aktores. Por surpriza erdhi kur u bë e ditur se fituesja e Oskarit nuk do të hiqte dorë kaq lehtë nga martesa.

Ata e nisën lidhjen e tyre gjatë xhirimeve të ‘Black Swan’, në vitin 2009. Të dy ranë në dashuri dhe vetëm tre vjet më vonë u martuan.

Së bashku ata kanë dy fëmijë, Aleph, 11 vjeç dhe Amalia, 6-vjeçe. Dhe fëmijët duket se janë pika më e fortë e bashkimit duke ruajtur martesën e çiftit.

Megjithatë, edhe pse ata do të vazhdojnë të jenë një familje, duket se francezi do t’i duhet të plotësojë një sërë kushtesh nëse dëshiron të mbetet bashkëshorti i saj.

Këtë e ka bërë të ditur një burim shumë i afërt me çiftin.

natalie portman4

Kushtet e Natalie Portman ndaj burrit të saj pas tradhtisë

“Natyrisht që do të ketë kushte dhe me sa duket, ai është mirë me çfarëdo rregulli që ajo do, kështu që nëse gabon përsëri, do të ketë divorc”, thekson burimi.

Media Voici raportoi se koreografi tradhtoi aktore me një influencuere të njohur franceze, identiteti i së cilës nuk dihet.

Gjithsesi, dhe pavarësisht tradhtisë, Portman është e gatshme të vazhdojë martesën e saj.

Ai po punon shumë për të rifituar besimin e gruas së tij, dëshiron ta qetësojë atë dhe një nga mënyrat është duke i dhënë të gjitha pasëorde-et e tij”, tha burimi.

“Ai nuk del pa të këto ditë, çdo natë është natë takimi.”

natalie portman1natalie portman2


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.