BLUETOOTH

Aktrimi krah Luiz Ejllit, Zamira Kita rrëfen detaje nga xhirimet: Nuk ka nivelin e familjes korçare, jam vjehrrë që nuk e do dhëndrin

18:12 - 14.07.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aktorja Zamira Kita ka rrëfyer detaje të reja në lidhje me filmin ‘Në kuadër të dashurisë’, ku protagonistë janë edhe banorët e Big Brother Vip 2, si Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli.




 

Zamira për  “Ftesë në 5”  zbuloi përvojën e xhirimeve të filmit, ku tha se Luiz dhe blogerja Sara Hoxha janë gjendur shumë mirë në rolin e tyre dhe nuk kanë pasur shumë nevojë për këshilla.

 

“Me Luizin dhe Sarën s’ kisha luajtur, por më kanë surprizuar sa shpejt e kapnin situatën. Nuk ishte as e nevojshme t’iu jepnin këshilla”.

 

Zamira tregoi se edhe në rol do të jetë po një grua korçare me të njëjtin emër. Ajo do të luajë si mamaja e Sara Hoxhës dhe Olta Gixharit e rrjedhimisht Luizi do të jetë dhëndri i saj në film.

 

“Jam një vjehrrë jo që nuk e do këtë dhëndrin, por ka ca rezerva ndaj këtij dhëndri. I duket sikur ky dhëndri nuk ka nivelin e familjeve korçare dhe i jep ndonjëherë urdhra. Bëhet si më kompetente sesa duhet. Por e do dhe respekton”, zbuloi Zamira.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.