AKTUALITET

E trishtë! Gazetarja e njohur vdiq nga një hemorragji cerebrale, tre ditë para lindjes

14:00 - 14.07.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Isma Toulatu vdiq në moshën 52-vjeçare, vetëm tre ditë para se të lindte fëmijën e saj.




Redaktorja e reportazhit kulturor Isma Toulatu ishte në muajin e nëntë të shtatzënisë dhe do të sillte në jetë fëmijën që mbante në krahë. Sipas asaj që mësohet, ajo është rrëzuar papritur teksa ishte në shtëpi, përballë nënës së saj të moshuar.

Sipas informacioneve, ambulanca ka mbërritur menjëherë në banesë, por tashmë ishte tepër vonë. Gazetarja u dërgua me urgjencë në spital, ku u konstatua e vdekur. Mjekët kryen një operacion cezarian dhe luftuan për të mbajtur në jetë foshnjën e saj, ku vajza e porsalindur u shtrua fillimisht në Repartin e Kujdesit Intensiv Neonatal të spitalit “Alexandra” dhe më pas në ICU neonatal të “Elena Venizelou”.

Varrimi i saj do të bëhet nesër, e shtunë, 15 korrik, dhe siç thuhej në reportazhin e Alpha-s, vdekja e gazetares erdhi nga një hemorragji cerebrale, ndërsa me siguri kishte një aneurizëm që nuk e dinte.

Sipas asaj që zbuluan miqtë dhe kolegët e saj, Isma Tulatou dëshironte më shumë se çdo gjë të bëhej nënë dhe lajmi i gëzueshëm i shtatzënisë ishte për të ëndrra e saj më e madhe.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.