BLUETOOTH

FOTO/ Mesi nis aventurën në SHBA, pamjet e para nga… supermarketi i lagjes

17:38 - 14.07.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Lionel Mesi do të zyrtarizohet këto ditë si futbollisti më i ri i klubit të Inter Majemi. Argjentinasi braktisi Europën për të nisur një aventurë të re përtej Atlantikut, me planin për t’iu larguar sadopak bujës dhe trysnisë që e ka shoqëruar gjatë gjithë karrierës.




dgddg

Dhe duket se deri diku ka pasur të drejtë pasi në fotot e publikuara së fundmi në rrjetet sociale, duket se në Amerikë ai ka gjetur mundësinë që të bëjë sadopak jetën normale që i ka munguar atij dhe familjes.

dfsdfsfdsfsdfsf

Ylli argjentinas është shfaqur papritur në një supermarket në Majemi bashkë me gruan dhe fëmijët, duke bërë shoping për jetën në SHBA.

sdsfdsffssfsfdsf

Ai është njohur nga disa të pranishëm që kanë bërë foto me të, por edhe ka bërë blerjet vetë duke pritur radhën te kasa, pa pasur nevojë që të rrethohej nga shumë truproja siç ndodhte zakonisht në Europë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.