Kronikë

FOTO/ Vrau bashkombësin e tij në Selanik, ja kush është 45-vjeçari

22:39 - 14.07.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




 Është identifikuar autori 45-vjeçari i cili ekzekutoi shqiptarin, Shpëtim Bajrami në Selanik ditën e djeshme.

CapturePo ashtu mediat greke kanë identifikuar dhe foton e 50-vjeçari i cili mbeti viktimë:

Capture

Vetëm disa orë pasi është vetëdëzuar në polici, mediat greke kanë bërë publike foton e 45-vjeçarit i cili mohon faktin se ka dashur ta vrasë viktimën.

Sipas informacioneve, 45-vjeçari pretendon se ishte shok me viktimën dhe se mes tyre kishte pasur një sherr. Shkak i përleshjes dyshohet se kanë qenë konfliktet financiare që kanë të bëjnë me viktimën dhe autorin.

“Isha shok me viktimën mes nesh pati një sherr”, ka deklaruar babai i tre fëmijëve sipas Protothema.gr.

Autori dhe viktima po pinin kafe mesditën e 13 korrikut në një lokal, ku u konfliktuan me njëri-tjetrin.

Më pas kanë hipur në automjetet e tyre dhe janë konfliktuar sërish në një pikë karburanti në zonën e Analipsit, në lindje të Selanikut.

Autori, nga brenda mjetit të tij ka qëlluar me 3 plumba Shpëtim Bajramin, i cili po e godiste me grushte nga xhami i makinës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.