BLUETOOTH

Kënga e re e Mozzik thumb për Loredanën? Ja detaji që po bën xhiron e rrjetit

19:29 - 14.07.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Reperi i njohur Mozzik ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor ‘Forever together’ në bashkëpunim me këngëtaren Kida.




Ajo çfarë po shkakton komente të shumta në rrjet janë detajet e vëna re nga dashamirësit e artit të dy artistëve, bëhet fjalë për një detaj i cili duket se ka të bëjë me ish-partneren e reperit, Loredana Zefin.

Detaji që po bën “ zhurmë” në rrjet është pikërisht përdorimi i 3 emra vajzash të  njëjta në këngët e tyre.

Së fundmi në një pjesë të klipit të Mozzik, shihet të fokusohet një letër në të cilën shkruhen tre emra vajzash: “Ish të dashurat e Mozzik: Djellza, Erza, Blerta”.

Mirëpo këto tre emra, janë të njëtat me ato që reperja ka përmendur disa muaj më parë në këngën ‘Kriminele’, në bashkëpunim me Yll Limanin.

Teksti- “Kto fore unë moti i kuptova. Lëshoja ti Djellzës, Erzës ose edhe Blertës”– thotë Loredana në një nga pjesët e saj.

Ajo çfarë po aludojnë fansat është që shkak i ndarjes mund të jetë tradhtia.

Sa i përket marrëdhënies mes çiftit sa mësohet nga postumet e tyre të  fundit duket se Mozzik  nuk e ka pritur aspak mirë lidhje e re të Loredanës me futbollistin gjerman i cili mësohet të jetë disa vite më i vogël se këngëtarja.

 

Madje ai shpeshherë ka thumbuar këngëtaren me të cilën ka edhe një vajzë, Hanën.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.