Kronikë

Sekuestrohen arsenal armësh dhe municion luftarak në një stallë bagëtish, 40-vjeçari do t’i trafikonte në drejtim të Maqedonisë së Veriut

15:52 - 14.07.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Uniformat blu kanë zbuluar arsenal armësh dhe municion luftarak në një stallë bagëtish në fshatin Starovë të Pogradecit, që dyshohet se do të trafikoheshin në Maqedoninë e Veriut.




Efektivët morën informacion se shtetasi Alti Jasharllari posedonte në banesën e tij një arsenal armësh dhe i zbuluan gjatë kontrollit të ushtruar në ambientin e një stalle bagëtish, e cila ndodhej në afërsi të banesës së tij.

 

Në stallën e bagëtive u gjetën: Një mitraloz i lehtë; një armë zjarri tip automatik; dy pushkë gjysmëautomatike; një sasi e konsiderueshme municioni luftarak; krëhëra automatiku, pushke dhe mitralozi; 1 gjerdan mitralozi me 30 fishekë; një granatë dore ofensive; pjesë të lëvizshme të pushkës, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

 

40 vjeçari, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, u vendos në prangat e policisë.

 

Sipas bluve, ai do të trafikonte arsenalin e armëve dhe municioneve luftarake, në drejtim të Maqedonisë së Veriut.

Njoftimi i policisë:

 

Pogradec/Sekuestrohet një arsenal armësh dhe municioni luftarak.

 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Starova”.

 

Operacioni, falë inteligjencës policore dhe bashkëpunimit me qytetarët, i zhvilluar pas hetimeve disajavore nga Komisariati i Policisë Pogradec, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

 

Vihet në pranga një 40-vjeçar, me precedent të mëparshëm penal në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, që posedonte arsenalin e armëve dhe municionit luftarak.

 

Sekuestrohen një mitraloz i lehtë; një armë zjarri tip automatik; dy pushkë gjysmëautomatike; një sasi e konsiderueshme municioni luftarak; krëhëra të armëve të zjarrit; 1 gjerdan mitralozi me 30 fishekë; një granatë dore ofensive dhe pjesë të lëvizshme të pushkës, të cilat dyshohet se ky shtetas do t’i trafikonte në drejtim të Maqedonisë së Veriut.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, në vijim të kontrollit të territorit dhe punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të armëmbajtjes pa leje, pas hetimeve disajavore, finalizuan me sukses operacionin e koduar “Starova”. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë i shtetasi:

 

– A. J., 40 vjeç, banues në fshatin Starovë, Pogradec, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 

Në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe bashkëpunimit me qytetarët, se një shtetas posedonte në banesën e tij një arsenal armësh, shërbimet e Policisë organizuan veprimet dhe lokalizuan shtetasin A. J., në fshatin Starovë. Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientin e një stalle bagëtish, e cila ndodhej në afërsi të banesës së tij, u gjetën të fshehura:

 

Një mitraloz i lehtë; një armë zjarri tip automatik; dy pushkë gjysmëautomatike; një sasi e konsiderueshme municioni luftarak; krëhëra automatiku, pushke dhe mitralozi; 1 gjerdan mitralozi me 30 fishekë; një granatë dore ofensive; pjesë të lëvizshme të pushkës, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

 

Nga hetimet e kryera dyshohet se shtetasi A. J., do të trafikonte arsenalin e armëve dhe municioneve luftarake, në drejtim të Maqedonisë së Veriut. Vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti të paligjshëm.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.