AKTUALITET

Vodhën 15 milionë lekë në një banesë/ Policia zbulon se autorë ishin 3 të mitur

12:29 - 14.07.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në Divjakë, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shkak të moshave, për dy shtetas 16-vjeçarë dhe për një shtetas 15 vjeç, si dhe u shpall në kërkim një shtetas tjetër 15 vjeç, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 01.07.2023, kanë vjedhur në banesën e një shtetasi, një shumë të konsiderueshme parash.




Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për një shumë prej 15 milionë lekësh të vjetra që është marrë nga banesa në fjalë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.