AKTUALITET

“Zoto dhe Mërtiri, sekretarët privat të Ramës”/ Berisha për aferën e Inceneratorëve: Ata që firmosën janë përgjegjës

13:00 - 14.07.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Për ish-Kryeministrin e vendit, Sali Berisha, afera e inceneratorëve nuk mund të zhvillohej pa dijeninë e Edi Ramës. Në një dalje para mediave, Berisha renditi arsyet se pse të akuzuarit për përfitmin e fondeve për inceneratorët janë vasalë të Ramës.




Sipas Berishës, firmosja e këtyre dokumentave është tepër e rëndë dhe i kanë kushtuar shtetit shuma të mëdha parash.

Pjesë nga deklarata

Duke plotësuar të gjitha kushtet për një apo dy biznesmen. A mundet Zoto dhe Mërtiri, të firmosnin 17 shkresa për 24 orë, për sipërmajrren e tyre, kurrë atë mund ta bënte vetëm kryeministri dhe asnjë ministër. Asnjë ministër nuk mbledh dot 17 shkresa në 24 orë. Një shkresë në kod ka afat 3 javë në udhën e saj administrative. Për të mos thënë se të gjitha këto draftoheshin në kompjuterin e Klodianit dhe dërgoheshin në zyrat e qeverisë për tu firmosur.

Pra Klodiani dhe jo departamenti juridik ishte autor i shkresave. Këto janë të faktuar. Sepse ato ishin sekretarët privat të Ramës dhe tani punonjësit nën sipërmarrjen e Ramës.

Është e rëndësishme që qytetarët të kapin të vërtetën, pasi ky është një rast i pashembullt.

Klodiani dhe Mërtiri, për të vendosur të gjitha kushtet që donte sipërmarrja e qeverisë bënin procedurë me negociata të mbyllura ku diktonin çdo kusht. Kjo nuk ekziston në ligjet e vendit. Eduart Ahmetaj e kundërshtoi këtë procedurë. Por pronari i vërtetë i sipërmarrjes shfrytëzon pushtetin dhe bashkë me Agaçin firmos procedurën me negociata të mbyllura.

Marim Stelën dhe Mërtirin, por a mund të ishin ata pronar të dy djegësave, të Elbasanit dhe Durrësit në këtë mënyrë, kurrën e kurrës. Duhej që ose qeveria të përbëhej nga njerëz që kanë humbur fakultetin mendor dhe nuk janë, por këtu ndodh sepse ndërmarrja ishte e Edi Ramës.

Të gjithë ata të cilët firmosën bazuar në dokumentin e Ramës dhe Agaçit, janë përgjegjës sepse ligji thotë se nuk mund të zbatohet një vendim i paligjshëm. Ky ligj urdhëron çdo zyrtar, por këta i zbatuan me radhë. Ata që firmosën janë përgjegjës. Pa përjashtim.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.