BLUETOOTH

Regjisori i filmit “Titanic”, James Cameron dëshiron të realizojë një serial rreth nëndetëses së mbytur ‘Titan’

16:15 - 16.07.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Regjisori i filmit “Titanic”, James Cameron, po mendon të  realizojë një serial dramatik rreth katastrofës së nëndetëses “Titan”.




 

Burime pranë Cameronit thonë se një rrjet transmetimi i është afruar regjisorit të mirënjohur hollivudian i cili është zhytur në thellësitë e Titanikut mbi 30 herë për të bërë një serial që tregon historinë e pesë burrave që vdiqën në një nëndetëse muajin e kaluar.

“Fatkeqësia e nëndetëses ‘Titan’ tashmë po shihet si një seri e madhe për një nga transmetuesit më të mëdhenj në botë të filmave dhe serialeve – dhe James është zgjedhja e parë për regjisor”, shkruan – The Sun.

 

Kujtojmë se Cameron, regjisori i famshëm me origjinë kanadeze fitoi tre çmime “Oscar” për filmin ikonik “Titanic” në vitin 1998, duke përfshirë edhe çmimin kryesor atë për ‘filmin më të mirë’.

James Cameron me tri çmimet “Oscar” për filmin “Titanic” (Foto: Reuters)

Ai është gjithashtu një ekspert në eksplorimin e detit të thellë dhe ka një karrierë të gjatë dhe të suksesshme si zhytës.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.