LAJMI I FUNDIT

Lojtarët me më shumë ndeshje / Grezda dhe Hoxha në fron, Rrapaj rekordmeni i kuq

21:02 - 17.07.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Partizani është një nga skuadrat më të reja në Kategorinë Superiore, por kjo jo domosdo përkthehet me mungesë eksperience, pasi të kuqtë kanë lojtarë, që tashmë mund të quhen me përvojë, pavarësisht moshës së re. “Panorama Sport” ka renditur lojtarët me më shumë ndeshje dhe minuta në Superiore dhe në Europë. Eros Grezda dhe Alban Hoxha janë dy lojtarët më me shumë paraqitje, por surpriza e madhe është Rrapaj.

PARTIZANI

NË SUPERIORE – Pa nisur aspak llogaritë, duke parë vetëm që ka 14 sezone në Kategorinë Superiore, Alban Hoxha merr menjëherë fronin e “ujkut të vjetër”. Portieri numëron më shumë se 30 mijë minuta në fushë me Partizanin, Dinamon, Besën dhe Kastriotin. Për t’u veçuar është 21- vjeçari Arinaldo Rrapaj.

Në një moshë tejet të re, mesfushori është futbollisti i dytë i skuadrës së Partizanit me më shumë ndeshje në Superiore, duke koleksionuar plot 148 të tilla në një total prej plot 9871 minutash. Edhe pse në një moshë shumë të re, Rrapaj numëron plot 5 vite në Kategorinë Superiore, ku ka luajtur fillimisht me Flamurtarin në sezonin 2018-2019, kur Ilir Daja i besoi një fanellë titullari kur ai ishte vetëm 16 vjeç.

Pas dy sezonesh si titullar në elitë me Flamurtarin, Rrapaj kaloi te Skënderbeu dhe pas një sezoni u transferua te Partizani, ku gjeti sërish Dajën.

Në dy sezone me Partizanin ai ka luajtur titullar me çdo trajner që ka mbërritur dhe nuk ka ndërmend “të shkulet” nga formacioni derisa një klub i pasur të dërgojë ofertën e duhur për Partizanin. Rrapaj ka rinovuar deri në verën e vitit 2026, por kjo nuk e përjashton shitjen.

Pas tij në këtë renditje vjen kapiteni Valentino Murataj, që numëron 125 ndeshje në elitë me Partizanin dhe Bylisin. Pas podiumit vijnë Hadroj, Cara, Taipi Qirko e me radhë.

01

02

NË EUROPË – Nuk është Alban Hoxha, ky është lajmi në këtë rast, pasi lojtari më me eksperiencë në Europë është Eros Grezda, i cili ka luajtur me një sërë ekipesh nëpër Europë, ku ka koleksionuar një bagazh të gjerë të paraqitjeve në Europë.

Sulmuesi i ardhur në këtë verë ka luajtur një ndeshje më shumë se Hoxha në kompeticionet europiane. Podiumin e plotëson Remzifaik Selmani e me radhë.

03

04

DENIS LALA – PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.