LAJMI I FUNDIT

Milani synon të grumbullojë sa më shumë para, ja lojtarët me valixhe në duar

15:01 - 17.07.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Milani ka nevojë edhe të shesë përveç se të blejë. Aspekti i largimeve do të përcaktohet nga shumë faktorë, para së gjithash shitja e mundshme e Sharl de Ketelares, për të cilin Furlani aktualisht kërkon një shifër afër 30 milionëve (28 është shuma minimale për të mos shënuar humbje).




hgfjhg

Ideja mbetet ajo e shitjes me një përqindje e rëndësishme, rreth 30 për qind, në një rishitje të mundshme të belgut në të ardhmen. Ndërkohë vazhdojnë negociatat për largimet e BaloTuresë, Mesiasit që e do Torino, ndërkohë që Gabia dhe Kolombo kanë mbi vete interesin e fortë të Xhenoa.

Në listën e të larguarve të mundshëm janë edhe Salemakers, Adli dhe apo edhe emra si Rebiç e Origi. Më problematiku mbetet ky i fundit sepse me sa duket ka vendosur të përpiqet të rifillojë me fanellën e Milanit pas një sezoni padyshim zhgënjyes.

Belgu ka një rrogë të rëndë (rreth 4.5 milionë euro) dhe pak klube janë të gatshëm t’ia mbajnë në ato nivele e për më tepër të shpenzojnë për kartonin e tij. Pavarësisht se erdhi te kuqezinjtë si lojtar i lirë, klubi nuk dëshiron ta humbë pa fituar asgjë.8962


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.