LAJMI I FUNDIT

“Nuk duhet të pësojmë si ndeshjen e parë”, Najdovski: Më të fortë se Batumi, ia dalim në Gjeorgji

09:15 - 17.07.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Filip Najdovki është i bindur se Tirana e kalon turin. Kapiteni i bardhebluve përsërit fjalët e tij para ndeshjes së parë.




Në një intervistë për “Panorama Sport”, kapiteni foli për ndeshjen që kaloi dhe çfarë duhet të bëjë më shumë ekipi në sfidën e dytë. Najdovski pranon se u gabua te goli, ndërsa kërkon që një gjë e tillë të mos përsëritet. Najdovski ka tri vite te Tirana. Ai erdhi nga Vardari dhe për të është sezoni i katërt që do të nisë këtë vit me bardheblutë.

Çfarë duhet të bëjë ndryshe Tirana në këtë sfidë në ndryshim nga takimi i parë?

Tirana duhet të jetë njësoj si ndeshjen e parë. Me më shumë përqendrim për të përfituar nga rastet. Sigurisht edhe në mbrojtje, që të mos na ndodhë të pësojmë gol si në ndeshjen e parë. Besoj se nëse bëjmë kaq, do të mjaftojë për t’u kualifikuar në turin e dytë të Ligës së Konferencës.

Kam parasysh deklaratën para ndeshjes së parë. Jeni ende i mendimit që Tirana kualifikohet pa asnjë dyshim në turin e dytë?

Besoj te kjo skuadër, besoj te karakteri, cilësitë, mentaliteti i lojtarëve. Sigurisht që besoj se mund të kalojmë në turin tjetër të Europës.

OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.