LAJMI I FUNDIT

Prezantim madhështor i Messit në Inter Miami

09:30 - 17.07.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Lionel Messi është prezantuar edhe zyrtarisht tek ekipi i tij i ri, Inter Miami.




Klubi amerikan e përgatiti një pritje madhështore për yllin argjentinas.

“Ua prezantojmë numri 10 të ri të Inter Miamit numrin 10 të ri të Amerikës dhe numrin 10 më të mirë në botë, Lionel Messi”, tha spikeri i stadiumit.

36 vjeçari vendosi ta vazhdojë karrierën në ligën amerikane MLS duke u larguar nga Evropa, aty ku e kaloi krejt karrierën, ndonëse kishte ofertë për t’u rikthyer tek Barcelona.

Gjithashtu, ai hoqi dorë edhe nga oferta e majme që i erdhi nga Arabia Saudite.

Messi u ndie i emocionuar nga pritja që iu bë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa premtoi se do ta japë maksimumin për ta ndihmuar ekipin e tij të ri, i cili nuk po kalon momente të mira në fushën e blertë.

Klubi amerikan e konsideroi këtë si transferimin më të madh ndonjëherë, ndërsa kampionit të botës iu rezervua një mural gjigant në shenjë falënderimi dhe nderimi për vendimin e tij që të luajë në Inter Miami.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.