LAJMI I FUNDIT

Tifozët bëjnë simbolin e ‘Shqiponjës’, ultrasit e PSG-së kërcënojnë Vlahovic: Do t’i presim tre gishtat në Paris

10:40 - 17.07.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dusan Vlahoviç është emri që përflitet këtë merkato te PSG-ja. Sulmuesi pritet të largohet nga Juventusi, për t’i bërë vend një afrimi të mundshëm të Lukakut te bardhezinjtë.




Edhe pse nuk ka ende diçka zyrtare, ultrasit e PSG-së e kanë pritur me protesta një afrim të mundshëm të serbit. Jashtë “Parkut të Princave”, tetë tifozë kanë shpalosur një pankartë të madhe ku shkruhej: “Vlahoviç në Paris do të të presim tre gishtat”.

Mesazhi është qartësisht politik, me sulmuesin që feston duke ngritur tre gishtat lart, si shenjë e Serbisë së Madhe. Simboli me tre gishtat në Serbi është për Zotin, Atdheun dhe Carin. Një simbolikë që i përket të djathtës politike në Serbi, e cila nuk tenton të njohë Kosovën si shtet.

Veç mesazhit, dy nga tetë tifozët shihen duke bërë simbolin e “Shqiponjës”, shenjë kjo e Shqipërisë. Duket se mes ultrasve të PSG-së ka pasur edhe shqiptarë, që nuk e mirëpresin një kalim të mundshëm të Vlahoviç në Paris.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.