LAJMI I FUNDIT

Aksident tragjik në Greqi, humb jetën 17-vjeçari shqiptar, plagoset i vëllai i mitur

13:53 - 18.07.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 17 vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë ditën e djeshme në Greqi.




 

17-vjeçari Dionis Qoshku ishte duke udhëtuar me motor bashkë me vëllanë e tij, Ersid Qoshku 14 vjeç, ku janë përplasur nga një makinë, në aksin rrugor Kastel-Platanos.

Mediat greke bëjnë me dije 14 vjeçari ka marrë lëndime të lehta e për rrjedhojë është dërguar në spitalin e Chanias.

Lajmi  është bërë i ditur nga Shoqata shqiptare Kisamo “Kastel”, të cilët kanë njoftuar se dy të rinjtë ë ishin me origjinë nga Librazhdi, dhe i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Një tragjedi e rëndë ka ndodhur sot në Kastel, në aksin rrugor Kastel Platanos, në fshatin Traqila rreth orës 9:30 të mëngjesit , një makinë turistësh ka bërë një kthesë të menjëhershme dhe si pasojë dy djemtë nga Librazhdi që ishin në motorr nga pas u përplasën me automjetin duke gjetur vdekjen 17 vjeçari Dionis Qoshku ndersa vëllai i tij Ersid Qoshku ndodhet ne spital jashte rrezikut për jeten.”, shkruhet në faqen e shoqatës në Facebook.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.