Kryesore

Temperaturat përvëluese, psikologia shpjegon se çfarë i ndodh trurit dhe pse kemi performancë më të ulët në punë! Ja këshillat

14:59 - 18.07.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Psikologia, Nereida Llaha në një intervistë për Panorama e Mëngjesit, tek Panorama TV ka dhënë këshilla dhe ka shpjeguar se si mund të përballojmë temperaturat përvëluese gjatë sezonit të verës.




Llaha tha se e rëndësishme të kemi një kujdes për shëndetin mendor dhe mos të nxitohemi për të marrë vendime të rëndësishjme pasi dhe performanca jonë është më e ulët dhe se sezonin e verës ta marrim sa më qetë.

Pjesë nga biseda në studio:

Çfarë i ndodh trurit nga vapa ekstreme?

Kur i referohemi temperaturave ekstreme që janë të papërballueshme për t’u përballuar, edhe trajtimi është ndryshe. Por me rritjen e temperaturave tek individët shfaqen ndryshime si, rritje të impulsivitetit, ulje të përqendrimit, agresivitet që ndikojnë edhe për performancën në punë. Gjatë sezonit veror kemi një luhatje të kushteve optimale në aktivitete, si në atë fizik pasi individët evidentojnë më ato të dukshme, ku shpesh herë dehidratimi shkakton dhe probleme të tjera.

Kryesisht personat që vuajnë nga shëndeti mendor, apo ankthi janë ata që kanë më shumë luhatje të humorit, ku kanë parehati, problematika me frymarrje të cilat nxiten dhe më shumë nga temperaturat.

Gjatë verës kemi një ulje të motivimit.

Këto ndjesi kanë qenë gjithmonë prezente?

Këto janë dy grupe ata që vuajnë nga ankthi apo skizofreni që e kanë më të dukshme, gjatë verës duhet të ketë një përgatitje. Një gjumë jo shumë i mirë, i shpjegon shumë mirë hipotalamusi, kështu që edhe një konsultë tek pediatri apo ai i familjes do ishte mirë.  Të gjithë që kanë një shqetësim kronik, ku kanë kuptuar se rritja e temperaturave i ndikon në gjendjen shëndetësore do ishte mirë të kishte një konsultë me mjekun.

A duhet të merren vendime kur kthjelltësia është më e ulët gjatë verës?

Ka persona që nuk i ndikon fare vapa, por ata që i ndjejnë shqetësimet janë të shumtë. Kur ne nuk kemi motivim, ndodh që të përjetojmë dhe depresionin e verës që na nxit të menduarit negativ. Duhet një përgatitje e gjatë për ti ndarë gjërat, verën ta marrim sa më qetë.

Çfarë mund të bëjmë?

Një zgjim sa më herët, ushtrim i aktiviteti fizik, konsumimi i kafes herët, të kemi një programim të ditës dhe të shmangen në orët e pikut.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.