Kronikë

Arrestohen dy zyrtarë të IKMT Berat, nën hetim për shpërdorim detyre dhe korrupsion

10:10 - 19.07.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy zyrtarë të IKMT në Berat janë arrestuar mëngjesin e sotëm pasi akuzohen për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.




 

Ndaj dy zyrtarëve me detyrë inspektor i Mjedisit dhe Pyjeve pranë IKMT Berat, Gjykata e Shkallës së Parë në Berat ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg.

Vendimi vjen pas një hetimi dy vjeçar nga Prokuroria e Beratit. Policia njofton se nga veprimet e kryera gjatë periudhës hetimore dyshohet se këta shtetas, me veprime ose mosveprime, kanë favorizuar shtetas dhe subjekte të ndryshme të ushtronin veprimtaritë e tyre në kundërshtim me ligjin.

Njoftimi i policisë:

Ekzekutohen 2 masa sigurie “Arrest në burg”, të caktuara ndaj 2 shtetasve që ushtronin funksione publike, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, pas një hetimi 2-vjeçar me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për goditjen e paligjshmërive që kryhen nga personat që ushtrojnë funksione publike, kanë bërë ekzekutimin e 2 masave sigurie “Arrest në burg”, të caktuara nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, ndaj shtetasve:

-E. B., 40 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inspektor i Mjedisit dhe Pyjeve pranë IKMT Berat, pasi dyshohet se ka konsumuar elemente të veprave penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që kryejnë funksione publike;

-A. D., 50 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inspektor i Mjedisit dhe Pyjeve pranë IKMT Berat, pasi dyshohet se ka konsumuar elemente të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Nga veprimet e kryera gjatë periudhës hetimore dyshohet se këta shtetas, me veprime ose mosveprime, kanë favorizuar shtetas dhe subjekte të ndryshme të ushtronin veprimtaritë e tyre në kundërshtim me ligjin.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.