AKTUALITET

FOTO/ Ky është 42-vjeçari, babai i tre fëmijëve që u ekzekutua sot në Lezhë, viktima e radhës e sagës së hakmarrjes mes dy fiseve

20:17 - 19.07.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ky është 42-vjeçari Nikolin Marku Lekstakaj që u ekzekutua pasditen e sotme në Balldre, Lezhë. Lekstakaj, babai i tre fëmijëve kishte jetuar për disa vite në Angli dhe ishte kthyer prej kohësh në vendlindje.




Ai u qëllua ditën e sotme rreth 300 metra larg nga banesa e tij, teksa kishte blerë një pije freskuese dhe po dilte nga marketi.

Motivi i vrasjes dyshohet hakmarrja mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj, një konflikt i nisur prej vitit 1997 dhe që ka sjellë shumë viktima në të dy fiset. Biznesmeni Nikulaj ishte i parafundit që u vra më 19 korrik në lokalin në pronësi të tij në Shëngjin nga vrasës me pagesë, të gjithë të arrestuar, teksa dyshohet se u porosit nga Edmond Haxhiaj (Lekstakaj). Teksa sot u vra një tjetër pjesëtar i fisit Lekstakaj, duke dëshmuar se saga e hakmarrjes vijon për mbi dy dekada.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.