Kryesore

“Fshihet Gjinushi pas Ismail Kadaresë, fyerje dhe turp”- Berisha: Këta janë tamam si ata të shpellës Rraja! Kjo që ndodh me Akademinë e Shkencave, njësoj si ngjarje e Borizanës

14:02 - 19.07.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryeministri Sali Berisha është ndalur tek debati për mandatin e kreut të Akademisë së Shkencave. Në fjalën e tij në mbledhjen e grupit parlamentar, Berisha u shpreh se kjo që po ndodh me Akademinë e Shkencave është njësoj si ngjarja e Borizanës.




 

Berisha u shpreh se ‘mafia me kollare i është vërsulur ASH për shkak të marrëveshjes Rama-Doshi dhe po e përdhos atë institucion në mënyrën më mafioze’.

“Kjo që ndodh me akademinë e Shkencave është identike si ngjarje me atë që ndodhi në lokalin e Borizanës. Atje mafia i vuri minat në guroren e vet edhe fshatit dhe pastaj rrëmbeu shkopinjtë e bejsbollit për të terrorizuar banorët që u prishën shtëpitë. Këtu mafia me kollare i është vërsulur ASH për shkak të marrëveshjes Rama-Doshi dhe po e përdhos atë institucion në mënyrën më mafioze.

Do ju rikujtoi këtu, para disa vitesh Edi Rama në parlament i xhelozuar me titujt e mi, më kërcënoi dhe më tha që ato do ketë një ligj që ti heqë. Me të vetmen gjë që unë kam qenë dakord në parlament. Shumë normale, një njeri që ka braktisur profesionin e vet, një njeri që del në pension nga profesioni i vet ai nuk mund të zërë vendin e një profesori aktiv në hierarkinë akademike, por ai kalon si një ish profesor dhe hapet rruga për ata që nga mëngjesi deri në darkë merren me shkencë dhe studime.

Skënder Gjinushin në krye të ASH e vendosi Tom Doshi që pasi bleu partinë bëri marrëveshje për ta rikthyer Gjinushin pas 30 e ca vitesh pa asnjë aktivitet shkencor, nën drejtim policesk të një institucioni që kërkon ta riformatojë në mënyrë identike me atë që kishte Enver Hoxha dikur.

Të gjithë kanë ndjekur polemikën dhe zërin e profesor Artan Fugës, e cila në fakt nuk kishte asgjë personale për filozofin e njohur, por gjithçka ishte për mbrojtje të dinjitetit dhe akademizmit në Shqipëri. Në këtë mjedis shqiptar ai është një profesor, njeri me publikime që nderon veten dhe veten. Është një avokat nga më të përkushtuarit sot të interesit publik.

Kur sheh atë që me një përkushtim të madh mbrojti të vërtetat dhe sheh këta mafiozë të paskrupullt, sikur të ishin në shpella. Gjejnë cdo mënyra manovrimi, për të ruajtur marrëveshjen Rama – Doshi me Gjinushin në krye të akademisë.

Cdo akademik ka një moshë pensionimi. Fshihet Gjinushi pas Ismail Kadaresë. Ka gjë më të turpshëm?  Po nëse është problemi për Ismail Kadarenë, le të votojmë për akademik të përjetshëm dhe nuk ka deputet që nuk e voton këtë. Ismail Kadaresë t’i jepet titulli i akademikut të përjetshëm se e meriton plotësisht.

Të rrisësh moshën e Gjinushit duke përdorur atë si argument. Kjo është fyerja është trup. Nëse e ke këtë problem me ligj e sanksionojmë dhe me ligj mund të sanksionojmë Ferit Muratin nëse pranon, nobelist. Por ka edhe të tjerë shqiptarë. Këta janë tamam si ata të shpellës Rraja, të paturpë. Shih si ndjekin procedurën. Ata deputetë janë skllevër. Ata e kuptojnë që nuk veprojnë në atë mënyrë, por dikton Rama-Doshi”, tha Berisha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.