AKTUALITET

Imazhe apokaliptike nga stuhia e rrezikshme në Kroaci dhe Slloveni (Video)

21:22 - 19.07.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tre persona kanë vdekur pasi stuhitë goditën sot Slloveninë dhe Kroacinë, kur pjesa më e madhe e Evropës përballet me nxehtësi ekstreme dhe zjarre pyjore.




Në Kroaci dy persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur, ndërsa në disa zona të vendit janë shënuar dëme të konsiderueshme materiale, njofton Shërbimi i Mbrojtjes Civile.

Në Slloveninë fqinje, një grua u vra nga një degë peme që u rrëzua, ndërsa u raportua edhe një plagosje.

Shërbimi meteorologjik i Serbisë ka lëshuar një buletin të motit, duke paralajmëruar për një “stuhi të rrezikshme” të shoqëruar me erëra të forta, breshër dhe shi, e cila pritet të godasë Ballkanin në orët e ardhshme, duke ardhur nga Kroacia.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.