BOTA

Shpëtohen në brigjet turke 52 emigrantë nga Sudani dhe Jemeni, pjesë e operacionit edhe efektivët e anijes “Butrinti”

08:59 - 19.07.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




 

Një gomone me 52 emigrantë nga Sudani dhe Jemeni është shpëtuar në brigjet turke. Pjesë e këtij operacioni kanë qenë edhe efektivët shqiptarë të anijes “Butrinti”.

 

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi thotë se ky operacion i suksesshëm tregon rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit mes vendeve në luftën kundër emigracionit të paligjshëm dhe trafikut të njerëzve.

“Një tjetër histori suksesi nga efektivët tanë të anijes “Butrinti”!

52 emigrantë nga Sudani dhe Jemeni u shpëtuan nga një gomone në rrezik në brigjet turke, falë bashkepunimit mes Rojës Bregdetare greke dhe asaj turke.

Ky operacion i suksesshëm tregon rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit mes vendeve në luftën kundër emigracionit të paligjshëm dhe trafikut të njerëzve.

Krenarë që efektivët tanë, pjesë e misionit SNMG2 TU 01, vazhdojnë të bëjnë një punë të jashtëzakonshme dhe të jenë shembulli më i mirë i përkushtimit dhe sacrifices”, thuhet në reagimin e ministrisë së Mbrojtjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.