AKTUALITET

Pr/ligji për diplomat e mjekësisë kalon sot në Parlament, studenti për “Panorama TV”: Nëse nuk dëgjohet zëri ynë do bojkotojmë vitin akademik

09:13 - 20.07.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sot në Parlament pritet të kalojë projektligji për studentët e mjekësisë që i detyron ata të qëndrojnë në Shqipëri për 5 vjet. Për këta ata sot do të protestojnë para Parlamentit, duke i kërkuar deputetëve që të mos e miratojnë atë projektligj.




Një student tha për “Panorama TV” se nëse zëri i tyre nuk dëgjohet, “hapi i radhës do të jetë bojkoti i vitit të ri akademik”.

“Ne protestojmë për të drejtat tona, po na cenohet e drejta për të vendosur lirinë tonë. Përveç kushtit kryesor që është anulimi i vendimit të qeverisë, ne duam ti kërkojmë edhe kushte të tjera për një sistem të ri shëndetësor.

Nuk është vetëm paga ajo që na tundon për të ikur, por edhe kushtet, psh nuk ka medikamente jo vetëm në QSUT por edhe në spitalet rajonale, ku ne pritet të emërohemi”, tha studenti.

Ndërsa i pyetur për deklaratën e ministres së Arsimit, e cila ka deklaruar se “marrin vendime dhe nuk i pyesin fare”, studenti u shpreh se ka qenë prezent në atë takim dhe e ka dëgjuar.

“Unë personalisht kam qenë te ai takim dhe e kam dëgjuar me veshët e mi. Ne reagim kundër. Në media është thënë se studentët janë pro. Por nëse gjeni një student që është pro unë tërhiqem”, u shpreh studenti.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.